📝 Si ta regjistroj fëmijën tim?
Përpara se të regjistroni fëmijën tuaj, ju ftojmë të lexoni me kujdes informacionet në këtë faqe interneti – aty do të gjeni të gjitha detajet rreth mësimit, vendndodhjes dhe orarit.
Ne gëzohemi për çdo fëmijë të ri që bëhet pjesë e klasës sonë. Çdo nxënës i ri është një vlerë për komunitetin shqiptar në Frankfurt dhe ndihmon në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë.
Ka disa mënyra për të shprehur interesimin për regjistrim. Një prej tyre është të na kontaktoni përmes emailit apo në WhatsApp:
📧 Email: info@shkollashqipe.com
💬 WhatsApp: +49 15678401742
Për të lehtësuar procesin e regjistrimit, ju ftojmë të dërgoni këto të dhëna bazë:
🧒 Regjistrim për nxënës/en: Emri, Mbiemri, Data e lindjes, Shkolla, Klasa.
👪 Të dhënat e prindërve: Emri, Mbiemri, Adresa (rruga), Kodi postar (PLZ), Qyteti, Nr. i WhatsApp-it (nëse ka), Email.