📚 Informatat e mësimit
🕒 Orari i mësimit:
Mësimi zhvillohet çdo të enjte nga ora 15:20 deri në 16:55.
Nxënësit ndjekin dy orë mësimore nga 45 minuta, me një pushim prej 5 minutash në mes.
🏫 Vendi:
Ludwig-Börne-Schule
Seilerstraße 32
60313 Frankfurt am Main
Një pamje nga klasa ku mbahet mësimi i gjuhës shqipe:
Shkolla ku mbahet mësimi ndodhet në qendër të Frankfurtit, shumë afër Konstablerwache, dhe është lehtësisht e arritshme me transport publik.
📅 Pushimet shkollore:
Gjatë pushimeve zyrtare (Ferien), nuk zhvillohet mësim.
📘 Literatura:
Librat dhe materialet mësimore ofrohen nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Frankfurt, dhe janë të përshtatura për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët.
📧 Kontakti:
Për çdo pyetje apo informacion shtesë, mund të na shkruani në:
WhatsApp: +49 15678401742