Mësimi Shqip  Frankfurt
 


Mirë se vini në Mësimin e Gjuhës Shqipe në Frankfurt – direkt në zemër të qytetit!

Një vend ku gjuha dhe kultura jonë jetojnë

Që nga muaji shkurt, në qendër të Frankfurtit zhvillohet rregullisht mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët dhe të rinjtë. Klasa jonë është një hapësirë e hapur dhe mikpritëse, ku fëmijët kanë mundësinë të mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare, si dhe të lidhen më thellë me kulturën shqiptare.

Klasa jonë po bëhet gjithnjë më e gjallë – shumë fëmijë po marrin pjesë me buzëqeshje dhe kurreshtje. Gjuha shqipe po rilind përmes brezit të ri!

Në këtë faqe interneti mund të gjeni të gjitha informacionet kryesore:


🕒 Orari i mësimit
📝 Mundësia për regjistrim
📍 Vendndodhja në zemër të Frankfurtit

Për prindërit e regjistruar ofrohet edhe një zonë e mbrojtur me fjalëkalim, ku do të kenë qasje në materiale mësimore, njoftime nga mësuesja dhe informacione të tjera të dobishme.


Jemi të lumtur për interesimin tuaj – dhe mezi presim të rrisim së bashku gjuhën dhe kulturën shqiptare në Frankfurt!